“Sikur vdekja”-Rrëfimi i Naser Malishevës pasi doli i pafajshëm nga akuza për ngacmimin e nxënëses – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sikur vdekja”-Rrëfimi i Naser Malishevës pasi doli i pafajshëm nga akuza për ngacmimin e nxënëses

    Insajderi
    18 August 2023 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Gjakovë një javë më pare kishte marrë vendim që të pushojnë hetimet në lidhje me punëtorin Teknik të një shkolle nga Malisheva, Naser Malisheva po hetohej për veprën penale “Sulm seksual”.


    Këtë lajm për Gazeten insajderi e kishte konfirmuar avokatja e të njëjtit, Aurora Mulhaxha.

    Rasti kishte në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Kajtaz Ramadani’ në fshatin Kijevë të Malishevës, ku punëtori teknik, Naser Malisheva, dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeçare.


    Insajderi ka intervistuar Naser Malishevën pas vendimit të Gjykatës Themelore në. Krejt rrugëtimin e tij ai e përshkruan “sikur vdekje”.


    Ai ka thënë se fillimisht në deklaratën e vajzës nuk kishte asgjë të vërtetë, por drejtori menjëherë kishte njoftuar policinë.

    Ai thotë se kishte shkuar në Ministrinë e arsimit që të vazhdojë punën pas 4 muajve paravurgim, por nuk kishte marrë përgjigje.

    Ai për Insajderin ka shpjeguar edhe se si ka nisur akuza ndaj tij, momentin kur nxënësja kishte hyrë në klasën ku ai ishte duke pastruar.

    Malisheva pohoi se pamjet e kamerave kishin kapur vetëm hyrjen edhe daljen e tij nga banjot, por jo edhe të vajzës.

    Raportet me stafin e shkollës i njëjti pohoi se i kishte të mira andaj edhe tha se nuk e di nëse kishte inate personale kur u nis kjo çështje.

    E intervistuar nga Gazeta Insajderi ishte edhe avokatja Aurora Mulhaxha, e njëjta tha se shqetësimi me I madh is aj ishte zbulimi i informacioneve ku ishte shkelur privatësia nga drejtori i shkollës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark