×
  • Lajme
  • Lajme

    Sillet në Gjykatë ish-polici Aleksandër Vlajiq i arrestuar për spiunazh

    Insajderi
    28 June 2024 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-polici Aleksandër Vlajiq, i arrestuar për spiunazh është sjellë të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Ndaj të njëjtit, tanimë nga ana e Prokurorisë është bërë kërkesa për paraburgim.

    Për rastin, pritet të mbahet seanca dëgjimore, raporton Dukagjini.

    Rikujtojmë se nën dyshimin për spinuazh policia e ka arrestuar me 26 qershor ish-policin e Kosovës, Aleksander Vlajiq në regjionin e Mitrovicës.

    Ai është kapur pas informacioneve që kanë qenë rrugë operative të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

    Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore nëpërmjet AKI-së dhe Policisë së Kosovës, raporton Insajderi.

    Këtë e ka bërë të ditur edhe Prokuroria Speciale e cila ishte në bashkëpunim me AKI-në e policinë.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës  ka arrestuar një person. I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark