“Sillet si analist i pavarur”- Çitaku s’i beson syve për atë çka tha Kurti për kryeministren e Italisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sillet si analist i pavarur”- Çitaku s’i beson syve për atë çka tha Kurti për kryeministren e Italisë

    Insajderi
    03 March 2024 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili në një intervistë për mediat italiane tha se e kishte ndërlidhur me fashizmin kryeministren e Italisë, Giorgia Melonin.

    Çitaku, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se shefi i Qeverisë së Kosovës po sillet si “analist i pavarur”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Imagjinojeni, Kryeministri i Kosovës jep intervista e sillet si analist i pavarur.  Në një intervistë për mediumet italiane, sukseshëm paska arritur të fyej edhe Kryeministren e Italisë Meloni, dhe zv Kryeministrin Salvini”, ka thënë ajo.

    “Nuk është detyrë e Kryeministrit të Kosovës tu bëjë analizë ideologjike zyrtarëve italian. Aq më pak publikisht.  Detyrë e tij është fuqizimi i raporteve të Kosovës me botën. Po kam dëshirë me besu që është ndonjë lapsus nga ana e gazetarit”, ka shkruar më tej numri dy i PDK’së.

    Kurti në një intervistë për një medium Italian ka thënë se fillimisht ka qenë skeptik me zgjedhjen e Giorgia Melonit si kryeministre.

    Por që, sipas tij, që prej momentit kur kjo e fundit është vendosur në krye të qeverisë së Italisë ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me partnerët ndërkombëtarë si dhe mbështetja ndaj Ukrainës ka qenë e palëkundur.

     “Duhet të jem i sinqertë. Në të kaluarën e konsideroja Giorgia Melonin të lidhur me të kaluarën e saj të djathtë, me fashizmin. Që kur u bë kryeministre kam vënë re marrëdhëniet e saj të shkëlqyera me Bidenin dhe SHBA-në, mbështetjen e palëkundur për Ukrainën. Jo kështu për Salvinin që ka marrëdhënie me Putinin”, ka thënë Kurti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark