Simiq i kundërpërgjigjet Thaçit: Nuk do të diskutojmë për ushtrinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Simiq i kundërpërgjigjet Thaçit: Nuk do të diskutojmë për ushtrinë

    Insajderi
    31 March 2017 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, në lidhje me deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi që do të “punojë për të bindur Serbët të votojnë për formimin e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë se presidenti Thaçi “nuk do të ketë qasje” në Listën Serbe për të diskutuar për këtë çështje.

    Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve Beta që Lista Serbe është një parti politike serioze e cila ka një gjeneratë të re të përfaqësuesve politik në institucionet e Prishtinës, njofton Insajderi.

    “Lista Serbe promovon zgjidhje konstruktive dhe ide nëpërmjet institucioneve në secilën temë. Por kur vjen te procesi legjislativ i cili do ta kthejë FSK-në në FAK nga ndryshimet kushtetuese, Hashim Thaçi nuk do të ketë absolutisht qasje tek deputetët e Listës Serbe për të diskutuar për këtë çështje pa marrë parasysh presionin dhe mekanizmat që ai do ti përdorë,” ka thënë Simiq.

    Ndërsa lidhur me asociacionin e komunave serbe, Simiq ka thënë që do të jenë pronë e serbëve të cilët jetojnë në Kosovë.

    “AKS është e ardhmja jonë e institucioneve relevante për të cilat nuk do të ketë kompromis, as shkëmbim, dhe kjo për shkak të strukturës përgjegjësisë dhe fuqisë të definuar me marrëveshjen e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit,” ka thënë Simiq për Beta. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark