Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq mohoi pretendimet e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj se disa deputetë serbë nuk janë kundër formimit të ushtrisë së Kosovës
Simiq për Radio Televizionin e Vojvodinës tha se të gjithë deputetët e kësaj Liste kanë rënë dakord që të mos i japin mbështetje as ligjit për krijimin e forcave të armatosura të Kosovës, dhe as ndryshimeve kushtetuese, shkruan Klan Kosova.