×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Simpsons”- Ja kë parashikonin se do t’i fitonte zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA

    Insajderi
    31 October 2024 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, fansat e serialit të animuar të njohur “The Simpsons” po pyesin nëse filmi ikonë vizatimor i ka parashikuar tashmë rezultatet e asaj gare presidenciale.

    “The Simpsons”, seriali më i gjatë i animuar në histori kanë parashikuar inteligjencën artificiale, kandidaturën e Donald Trumpit për presidencën amerikane, Ebolwn, Lady Gaga në Super Bowl, luftën në Siri, krizën ekonomike në Greqi, shpikjen e orëve inteligjente, blerjen nga Disney të 20th Century Fox dhe disa të tjera.

    Episodi i transmetuar më 19 mars 2000, mund të ketë parashikuar rezultatet e zgjedhjeve të 5 nëntorit.

    Në episod, Lisa bëhet presidente dhe kryesisht vesh një kostum vjollcë dhe perla, të ngjashme me veshjen e Kamala Harris për inaugurimin e Joe Bidenit si president.

    “The Simpsons” parashikon që Kamala Harris të jetë president.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark