Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se është ndaluar nga zyrtarët kufitarë të Serbisë, derisa ishte duke e kaluar pikën kufitare në Tabanos.
Ajo tha se vetura e Komunës u kontrollua në detaje.
Sinani kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë për veprime të tilla të shtetit serb, që sipas saj, po bëhen ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët i konsideron si shkelje e drejtave të njeriut.
“Sot kalova kufirin e Tabanosit, kur përveç ndaljes së zakonshme ka ndodhur diçka që nuk është përsëritur më parë, makina zyrtare e Komunës së Preshevës u kontrollua në detaje deri në atë pikë sa edhe ulëset e makinës janë kontrolluar në imtësi, dhe pavarësisht reagimit tim ndalesa ka vazhduar ndalesa ka vazhduar pa ndonjë arsyetim të qartë dhe ky incident është dëshmi e qartë se edhe pas kaq shumë ankesave dhe kërkesave për përgjigje nga institucionet relevante, përfshirë edhe reagimin e faktorit ndërkombëtar situata po mbetet po aq shqetësuese, fatkeqësisht ata ende nuk po reagojnë”, ka thënë Sinani.