Sindikata e Pavarur e RTK-së, ka njoftuar se të enjten do të organizojë protestë, për të kundërshtuar keqpërdorimet e parave të punëtorëve dhe familjarëve të tyre nga ana e Menaxhmentit të RTK-së.
Sipas njoftimit për media protesta do të mbahet në oborrin e Televizionit Publik prej orës 10:00.
Sindikata e Pavarur e RTK-së në vazhdimësi ka kundërshtuar zhvillimet në mediat publike, punësimet e vazhdueshme si dhe keqpërdorimet e buxhetit.