Sindikata e Policisë kërkon të rishqyrtohet masa ndaj policit që vrau personin në Deçan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Policisë kërkon të rishqyrtohet masa ndaj policit që vrau personin në Deçan

    Insajderi
    20 April 2016 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Policisë së Kosovës u ka bërë thirrje organeve kompetente të drejtësisë të rishqyrtojnë “domosdoshmërinë” e masës së paraburgimit ndaj policit i cili vrau para disa ditëve një person në Deçan.

    Sipas kësaj sindikate, polici “gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ka përdorur armën e tij zyrtare me qëllim të parandalimit të sulmit ndaj tij”.

    “Pa pasur qëllim ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë, konform legjislacionit në fuqi u bëjmë thirrje organeve kompetente të drejtësisë të rishqyrtojnë “domosdoshmërinë” e masës së paraburgimit. Theksojmë se sulmet mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk mund të definohen ndryshe përpos akte të dhunshme ndaj Policisë, të cilat janë të dënueshme dhe të sanksionuara me ligj”, thuhet në një komunikatë për media.

    Sindikata po ashtu shpreh ngushëllime familjes së viktimës.

    Të hënën rreth orës 2 pas mesnatës, një zyrtar i POlicisë së Kosovës ka vrarë një person tjetër./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark