Sindikata e Policisë së Kosovës, ka dënuar ashpër sulmet që i ka cilësuar si terroriste, që lanë të vdekur mëngjesin e së dielës në veri, rreshterin Afrim Bunjaku, si dhe të plagosur policin Alban Rashiti.
Sipas sindikatës, këto sulme po i bëjnë grupet kriminale terroriste ndaj shtetit të Kosovës. Në komunikatë sindikata shpreh ngushëllime për familjen Bunjaku dhe shërim të shpejtë policit Rashiti.
“Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, nga grupe kriminale e terroriste të organizuara , në Veri të vendit, është sulmuar Policia e Kosovës, me ç’rast ka mbetur i vrarë Rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe është polagosur zyrtari policor, Alban Rashiti. Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushllime familjes së ngushtë, miqëve dhe të gjthë pjestarëve të Policisë së Kosovës, kurse policit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në reagimin e Sindikatës së PK-së.
“Sindikata e Policisë së Kosovës është duke përcjellur nga afër zhvillimet e ditës së sotme dhe dënon ashpër sulmet terroriste që po i bëjnë grupet kriminale ndaj shtetit tonë. Policia e Kosovës është duke vepruar sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese në mbrojtje të integritetit të Republikës së Kosovës. Sindikata e Policisë së Kosovë”.