![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Sindikata e Policisë së Kosovës tashmë është anëtarja më e re e Këshillit Evropian të Sindikatave Policore (CESP).
Pranimi është bërë gjatë kongresit të mbajtur në Romë të Italisë.
“Të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të Evropës si dhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si Spanja, Greqia dhe Qipro votuan unanimisht për pranimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta në CESP”, thuhet në njoftimin e sindikatës kosovare të policisë.
“Pranimi i Sindikatës së Policisë së Kosovës në familjen e sindikatave Evropiane është arritje e madhe për Policinë e Kosovës për garantimin e të drejtave social-ekonomike dhe ligjore”.