Sindikata e re e KEK-ut organizon protestë në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e re e KEK-ut organizon protestë në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

    Insajderi
    30 April 2025 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e re e KEK-ut ka organizuar protestë në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve për të kërkuar paga më dinjitoze dhe kushte më të mira pune për punëtorët e sektorit energjetik.

    Protesta do të mbahet të enjten, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Në njoftim, Sindikata e Re thotë se puna e tyre përmban lodhje ekstreme, rrezik të përhershëm dhe sakrificë të përditshme, duke theksuar se “këtë punë nuk ka para që mund ta paguajë”.

    “Protestojmë për një pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark