Sindikata e RTK-së: E konfirmon Antikorrupsioni – Rasti Ahmetxhekaj e Halili po hetohet nga Prokuroria Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e RTK-së: E konfirmon Antikorrupsioni – Rasti Ahmetxhekaj e Halili po hetohet nga Prokuroria Speciale

    Insajderi
    13 July 2022 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Pavarur e RTK, sot përmes një reagimi kanë deklaruar se Agjencia Kundër Korrupsion i ka dhënë të drejt sindikatës në rastin me drejtorin e RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe zëvendësdrejtortin, Arsim Halili. Rasti tanimë është duke u hetuar nga Njësia e Veçantë e Hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë Speciale, shkruan Insajderi.

    Ahmetxhekaj sipas SPRTK, në janar të këtij viti kishte dëmtuar buxhetin e RTK-së në vlerë prej 21 mijë euro duke e favorizuar Halilin.

    Siç bëhet e ditur në njoftimin e sindikatës, vetëm disa ditë pasi ishte emëruar në postin e ud.drejtorit gjeneral nga Bordi i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj kishte ndërhyrë në Gjykatën e Apelit dhe kishte tërhequr padinë e RTK-së ndaj Arsim Halilit.

    “Me këtë ndërhyrje ai i kishte shkaktuar RTK-se dëm financiar në vlerë prej 21 mijë euro mjete të cilat do të shkonin në llogarinë e Arsim Halilit”, thuhet në reagim.

    Tutje, gjithmonë sipas sindikatës përveç dëmit financiar, me ndërhyrjen në Gjykatë Ahmetxhekaj e kishte pastruar dosjen e Arsim Hallilit e cila ishte pengesë per ta emëruar atë në postin e ud. zv. drejtorit gjeneral. Menjëherë pas eliminimit të kësaj pengese ai e emëron z. Halili ud.zv. drejtor gjeneral.

    Arsim Halili ishte dënuar nga Komisioni diciplinor i RTK-së për fyerje të komunitetit LGBTI.

    Sindikata e ka publikuar me dëshmi edhe vendimin e Antikorrupsionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark