Sindikata e RTK-së paralajmëron protestë për mos-ndarje të buxhetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e RTK-së paralajmëron protestë për mos-ndarje të buxhetit

    Insajderi
    22 July 2025 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPERTK) ka mbajtur sot një konferencë për media, ku shprehu shqetësimin për gjendjen alarmante në të cilën ndodhet Radio Televizioni i Kosovës për shkak të mosalokimit të buxhetit.

    Kryetari i sindikatës, Gëzim Bimbashi, tha se punëtorët e RTK-së po përballen me rrezik të humbjes së pagave, ndonëse buxheti është i ndarë me ligj.

    Ai paralajmëroi se nëse deri më 5 korrik nuk alokohen mjetet, më 6 korrik do të mbahet protesta e parë, me mundësi të përshkallëzimit deri në grevë të përgjithshme.

    “SPERTK po e shpreh sot publikisht shqetësimin dhe indinjatën e saj për situatën alarmante në te cilën ndodhet Radio Televizioni i Kosovës, si pasoje e mungesës së alokimit të buxhetit dhe bllokimit te kapaciteteve tona“.

    “RTK-ja, si shërbim publik, ka detyrim kushtetues dhe ligjor për te informuar gytetarët në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Mungesa e buxhetit po e vë në pikëpyetje këtë mision themelor.
    Si pasojë e moskonstituimit dhe mosveprimit të Kuvendit, RTK është e bllokuar. Megjithate, duhet ta themi qartë se nga ky bllokim nuk mbesin pa paga deputetët dhe zyrtarët shtetërore, por punëtorët e RTK-së, të cilët edhe pse kane buxhetin te ndare me ligi, nuk po mund t’i marrin pagat e tyre.
    Në vend se te flasim per rritje pagash dhe per permiresim te kushteve, punëtorët sot perballën me rrezikim tê mireqenjes së tyre”.

    Ai shtoi se nëse kjo gjendje vazhdon, që mbi 700 punëtorë te mbesin pa paga dhe të rrezikohet seriozisht funksionimi i televizionit publik dhe se do të jenë të obliguar të marrin masa tjera sindikale.

    “SPERTK pret nga institucioneve shtetërore afatin deri më date 5 te ketij muaji që te alokojnë mjetet sipas obligimeve ligjore. Nëse deri atëherë nuk ndërmerren hapa konkrete, më date 6 korrik SPERTK do të organizojë protestën e parë, si paralajmërim për veprime tê mëtejshme, deri në grevë të përgjithshme. Kujtojmë se nje situate e ngjashme eshte zgjidhur edhe në vitin 2021, kur pavarësisht mungesës se institucioneve funksionale, janë gjetur zgjidhje ligjore per alokimin e mjeteve. Kërkojmë qe të veprohet me të njëjtën pergiegjesi edhe sot”.

    SPERTK u bën thirrje te gjitha partive politike dhe institucioneve qe të mos e përdorin RTK-në per interesa politike, por ta mbrojnë atë si pronë publike dhe si një ndër shtyllat e demokracisë. SPERTK mbetet e vendosur te ndermarre të gjitha veprimet sindikale të nevojshme per mbrojtjen e punëtorëve dhe të RTK-së si shërbim publik”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark