Sindikata e RTK-së i propozon Komisionit për Media 6 pika për ndryshimin e ligjit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e RTK-së i propozon Komisionit për Media 6 pika për ndryshimin e ligjit

    Insajderi
    14 October 2016 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Pavarur e punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës përmes një letre dërguar Komisionit Parlamentar për Media ka kërkuar te merren parasyshë vërejtjet e tyre gjatë ndryshimit të ligjit të RTK-së.

    Kjo sindikatë i ka renditur gjashtë pika sipas të cilave duhet të ndryshohen në këtë institucion medial, që kanë të bëjnë me menyrën e financimit tw transmetuesit publik, ndryshimin e kritereve të blerjes së produkteve nga jashtw si dhe pagat dhe numrin e anëtarëve të bordit.

    Ata propozojnë që për pagat dhe meditjet e Bordit të vendos një mekanizëm tjetër, sic është Komisioni i Pavarur për Media, e jo vetë Bordi.

    “Si pasojë e kësaj anomalie, shpenzimet e Bordit për paga dhe meditje, krahasuar me vitet paraprake janë rritur në mënyrë enorme. Psh në vitin 2008, për paga të Bordit janë shpenzuar 36 mijë euro, ndërsa në vitin 2015 kjo shifër ka arritur në 153 mijë euro”.

    SPRTK propozon ndryshimin e këtyre pikave:

    1. Sa i përket mënyrës se finacimit te Transmetuesit Publik,si zgjidhje përfundimtare të jetë ajo e parapagimit nga qytetari. 

    2.Të ndryshohen kriteret e blerjes së  Produkteve të jashtme Televizive,për shkak se në emër të përmbushjes së këtij obligimi ligjor janë shkaktuar shpenzime të pakontrolluara, humbje të mëdha finaciare, dhe janë anashkaluar resurset e brendshme të RTK-së. 

    3.Bordi i Drejtorëvë, të zvogëlohet nga njëmbëdhjetë anëtarë sa janë tani , në pesë anëtarë. 

    4.Pagat e menaxhmentit të RTK-së të mos jenë të negociueshme, dhe vlera e tyre të mos jetë sa dhjetëfishi i pagës minimale në RTK, siç është tani. 

    5.Të mos jetë i kushtëzuar me ligj ekzistimi i postit të zv. drejtorit general.

    6. Në rast të mosvotimit të raportit vjetor të punës nga Kuvendi, të shkarkohet Bordi i RTK-së. /Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark