Sindikata e Telekomit: Qe dy muaj jemi pa paga, situatë e pa durueshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Telekomit: Qe dy muaj jemi pa paga, situatë e pa durueshme

    Insajderi
    03 December 2024 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Telekomit kanë njoftuar se qe dy muaj punëtorët s’kanë marrë paga, për shkak të bllokimit të llogarive.

    Në një njoftim në Facebook, thonë se institucionet përgjegjëse nuk po ndërmarrin asnjë veprim konkret për zgjidhjen e kësaj krize.

    Ata tutje kërkojnë nga Prokuroria e Shtetit dhe Gjykata që të veprojnë me urgjencë për të adresuar këtë situatë.

    Reagim Publik:

    Dy muaj nga bllokimi i llogarive të Telekomit të Kosovës

    Janë bërë plot dy muaj që llogaritë e Telekomit të Kosovës janë bllokuar, duke krijuar një situatë të papranueshme dhe të rëndë për punëtorët dhe vetë operimin e kësaj kompanie jetike për vendin.

    Punëtorët e Telekomit vazhdojnë të jenë pa paga,çka ka shkaktuar vështirësi të mëdha për familjet e tyre. Ndërkohë, aktiviteti operativ i kompanisë është thellësisht i vështirësuar, duke rrezikuar shërbimet bazë.

    Është e papranueshme që, përkundër rëndësisë strategjike të Telekomit të Kosovës, institucionet përgjegjëse nuk po ndërmarrin asnjë veprim konkret për zgjidhjen e kësaj krize. Heshtja dhe mosveprimi janë tregues të qartë të një papërgjegjshmërie alarmante ndaj një prej ndërmarrjeve publike më të rëndësishme të vendit.

    Ne kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit dhe Gjykata që të veprojnë me urgjencë për të adresuar këtë situatë. Hetimi dhe trajtimi i kësaj çështjeje duhet të jetë prioritet absolut për të zbardhur çdo shkelje ligjore që mund të ketë çuar në këtë bllokim dhe për të garantuar drejtësi për punëtorët .Vendimet e gjykatave duhet të merren me efikasitet maksimal, duke pasur parasysh dëmin e madh që kjo situatë po shkakton.

    Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve shtetërore që të reagojnë menjëherë dhe të ndërmarrin masa konkrete për të zhbllokuar llogaritë e Telekomit. Kjo është e vetmja rrugë për të garantuar të drejtat e punëtorëve, për të rivendosur stabilitetin operativ dhe për të mbrojtur interesin publik.

    Mos zgjidhja e kësaj situate është bërë e padurueshme!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark