Sindromi “Besnik Bislim” infekton edhe këshilltarin e Kurtit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sindromi “Besnik Bislim” infekton edhe këshilltarin e Kurtit

    Insajderi
    29 March 2022 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot u takua me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Støre. Se si e kumtoi takimin Qeveria e Kosovës dhe si ajo Norvegjeze duket të jenë jo fortë të ngjashme ,pra, sikurse dy takime të ndryshme.

    E gjithë kjo pasi sipas Qeverisë së Kosovës kishte të tjera pika diskutimi e sipas asaj norvegjeze të tjera. Për këtë ka reaguar edhe Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Kurti.

    Ai ka thënë se në takim askush nuk u shpreh i zhgënjyer dhe se aty u diskutua edhe për zgjedhjet në Serbi.

    “Në lidhje me takimin e sotëm të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Kurti me Kryeministrin e Norvegjisë Z. Støre:”Kryeministri Støre u interesua për zgjedhjet e Serbisë me 3 prill me ç’rast Kryeministri Kurti e njoftoi për propozimet konstruktive të qeverisë së Kosovës bazuar në praktikat ndërkombëtare.”Në takim nuk u shpreh askush i zhgënjyer ka shkruar Zulfaj në facebook

    Por, e vërteta ishte ndryshe nga reagimet pas takimit të dy kryeministrave, pasi kryeministri norvegjez ishte shprehur kritik ndaj vendimit për zgjedhjet serbe.

    Nuk mund ta marrim stabilitetin në Ballkanin Perëndimor si të garantuar. Sfidat e pazgjidhura nga vitet ’90 mund t’i vënë zjarrin rajonit përsëri”, tha kryeministri Jonas Gahr Støre është shprehur me ton tepër kritik ndaj homologut të tij kosovar pas takimit

    “Ne nuk mund ta marrim si të mirëqenë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Çështjet e pazgjidhura që datojnë nga vitet 1990 mund t’i vënë sërish flakën rajonit”, tha kryeministri Støre.

    Madje homologu i Kurtit shprehu haptazi edhe zhgënjimin për këtë vendim.

    Kjo mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet duhet të zbatohen dhe palët duhet të shmangin veprimet që dobësojnë besimin mes tyre. Prandaj e shfrytëzova këtë takim për të shprehur zhgënjimin që Kosova nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe më 3 prill, sipas mënyrës sesi ishin mbajtur zgjedhjet e kaluara”, deklaroi Støre

    Ndërkaq në komunikatën që e dërgoi Qeveria e Kosovës pas takimit të Kurtit me kryeministrin e Norvegjisë, nuk ishte paraqitur ajo që ishte thënë në takimin e tyre, pasi që Qeveria norvegjeze e nxori haptazi atë që ishte biseduar.

    Në njoftimin e Qeverisë nuk përmendet fare keqardhja e deklaruar nga Støre dhe për më tepër thuhet që ky i fundit “ka shprehur interesim për propozimet konstruktive dhe progresive për Bashkëpunim Rajonal që ka bërë Qeveria e Kosovës”.

    Ky veprim dhe diskrepance mes temave të diskutuara dhe atyre çfarë paraqiten për medie nuk po ndodh për të parën herë, pasi njejtë ndodhi edhe me zëvendëskryeminisrin Besnik Bislimi, ku i njëjti ishte përgenjeshtruar publikisht nga zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

    Bislimi atëkohë, nxori përfundime të paqena nga takimi i tyre, ku të njejtat i demantoi Berge.

    “Fatkeqësisht ky nuk është përshkrim korrekt i asaj çfarë kam deklaruar në takim”, shkroi Berge si kundërpërgjigje ndaj cicërimës së Bislimit se “Berge e mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për pranim në Këshill të Evropës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark