Singapori ka prezantuar sot një robot të frikshëm me katër këmbë që do të dislokohet për t’u kujtuar njerëzve në parqe të ruajnë distancën e sigurisë së koronavirusit.
Roboti i quajtur “Spot,” shihet në video duke patrulluar në parkun Bishan-Ang Mo Kio si pjesë e testimeve të tij dyjavore. Ai është krijuar nga kompania amerikane e armatimeve Boston Dynamics, siç thuhet me qëllim “të reduktojë fuqinë njerëzore të kërkuar për patrullimin në parqe”.
Ai është i pajisur me kamera e sensorë për të llogaritur numrin e vizitorëve në park, dhe jep njoftimet e tij me anë të një folësi që thotë “Qëndroni me të paktën një metër distancë”.
Për momentin Spot komandohet nga operatori, por krijuesit thonë se në të ardhmen do të krijojë autonomi të plotë lëvizjeje. /Insajderi.org