Singapori është shteti më i ri që e njeh Kosovën. Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
“Një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Singapori është shteti më i ri që e njeh pavarësinë e vendit tonë. Kam takuar e lobuar pa ndërprerë duke zhvilluar vizitën fillimisht në këtë shtet në vitin 2013, zhvilluar shumë biseda e takuar sërish ministrin e Jashtëm, Vivian Balakrishnan në New York. Tani numërojmë 113 njohje. Urime”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.
Hoxhaj ka paralajmëruar edhe një tjetër njohje gjatë këtij muaji.
Singapori ndodhet në Azinë Juglindore dhe ka një popullsi prej rreth 5 milionë banorësh./Insajderi.com