
Singapori pritet të ekzekutojë gruan e parë pas pothuajse 20 vjetëve, pasi u shpall fajtore për posedimin e rreth 30 gramëve heroinë për qëllime trafikimi.
Saridewi Djamani, u shpall fajtore në vitin 2018, ndërsa pritet të jetë një nga dy rastet që pritet të dënohen me vdekje këtë javë.
Përveç Djamanit, dënimi me vdekje e pret edhe malajzianin, Mohd Aziz bin Hussain, i cili u shpall fajtor po ashtu në vitin 2018 për trafikim të rreth 50 gramëve heroinë.
Saridewi është një nga dy gratë e dënuara me vdekje në Singapor, sipas Kirsten Han, një gazetare dhe aktiviste që ka kaluar një dekadë duke bërë fushatë kundër dënimit me vdekje në Singapor, shkruan TheGuardian.
Qeveria e Singaporit thotë se dënimi me vdekje është një parandalues efektiv kundër krimit të lidhur me drogën, që e mban qytetin të sigurt dhe mbështetet gjerësisht nga publiku. Ai gjithashtu thotë se proceset e tij gjyqësore janë të drejta.
Të paktën 13 persona janë varur deri më tani në Singapor që kur qeveria rifilloi ekzekutimet pas një ndërprerjeje dyvjeçare gjatë pandemisë.