Sipas ASK-së, 32.9% e popullsisë është e papunë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sipas ASK-së, 32.9% e popullsisë është e papunë

    Insajderi
    26 May 2016 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bazuar në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në Kosovë vitin 2015 kanë qenë 32.9 për qind të papunë.

    Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 57.7%, ndërsa shkalla më e lartë e punësimit është te grupmoshat 35-44 vjeçare me 36.2%.

    Sipas ASK-së, papunësia më e theksuar është te femrat me 36.6 %, krahasuar me meshkujt, 31.8%.

    Sipas të dhënave të agjencisë, femrat  janë  të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë, me rreth 40% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe ndërtimtarisë, me rreth 40%.

    Për tu realizuar ky raport me këto statistika, Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka pasur shtrirje në 600 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 4.800 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodës së rastit nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark