Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë numri i turistëve ka njohur një rritje prej 42%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ai shton swe 23% e vizitorëve janë turistë të huaj.
Ndër të tjera Rama ka zbuluar edhe 5 destinacionet që janë më të preferuara për turistët në Shqipëri.
“Një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj. Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë: Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë, Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë, Parku, Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë, Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë, Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë”, shkruan Rama.