Sipas horoskopit këto janë dhuratat ideale që shenjat nuk i thonë kurrë jo - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Sipas horoskopit këto janë dhuratat ideale që shenjat nuk i thonë kurrë jo

    Insajderi
    17 February 2024 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dashi
    Dashi shumë energjik është gjithmonë në kërkim të mënyrave për të qëndruar në formë, edhe gjatë pushimeve dimërore. Ndaj nëse kërkoni një dhuratë për të, nuk gaboni nëse zgjidhni një palë atlete, veshje sportive apo një abonim në një qendër sporti ose palestër. Por Dashit gjithashtu i pëlqen shumë e kuqja, ndaj nëse doni t’i blini çfarëdolloj gjëje, zgjidhjani në ngjyrë të kuqe.

    Demi
    Demin e gëzon çdo dhuratë që i nxjerr në pah anën e vet sensuale. Një pako me çokollata, një shtrojë e butë Kashmiri, janë vetëm 2 ide për t’ia dhuruar një Demi. Njerëzve të kësaj shenje u pëlqen gjithashtu të kenë para për të blerë gjërat që duan, ndaj nuk bëni gabim nëse i bëni thjesht një zarf me para dhuratë. Për ta, cilësia është më e rëndësishme se sasia, ndaj më mirë t’i bleni, përshembull, një parfum të vogël Guçi, se një 100 mililitërsh të dorës së dytë.

    Binjakët
    Binjakët mendjeshpejtë çmojnë çdo dhuratë që i përgjigjet intelektit të tyre. Një libër i mirë është një zgjedhje e sigurt. Kjo shenjë u jep shumë rëndësi duarve, ndaj një set me kremëra për duart, ose një unazë, do t’ua vlerësonte shumë. Por nëse dëshironi t’i bëni një dhuratë vërtet të veçantë për të, dhurojini Binjakëve një celular të tipit të fundit, në mënyrë që ai të komunikojë në kontakt me triliardë miqtë që ka.

    Gaforrja
    Gaforrja e ndjeshme çmon çdo dhuratë që ka kuptim intim. Përshembull, gjëra të bëra vetë, si piktura, bluza të stampuara, apo një kek që e keni gatuar për të. Kjo shenjë ka një preferencë të veçantë për argjendin, ndaj çdo dhuratë prej argjendi do të jetë një zgjedhje e mirë për një gaforre. Gjithashtu njerëzit e Gaforres shijojnë shumë lëngjet, një shishe verë e mirë apo një komplet çaji do të ishin gjithashtu një dhuratë e përshtatshme. Dhe mos harroni; këta fëmijë të Hënës janë artistë në shtëpi, ndaj do t’a vlerësonin një libër kuzhine!

    Luani
    Një Luan adhuron çdo gjë që e bën të ndihet i mrekullueshëm. Aksesorë për flokët, produkte kozmetike, janë zgjedhje gjithmonë të mira për këtë shenjë të vetëdijshme për pamjen e jashtme. Luanëve u pëlqejnë gjërat madhështore, ndaj një biletë teatri, stoli prej floriri apo të brendshme tepër sensuale janë ekstravagancat e duhura si dhurata për ta. Ngjyrat e tyre të preferuara janë e kuqja, e florinjta dhe lejlaja. Nëse i blini diçka një Luani, blejani në këto ngjyra.

    Virgjëresha
    Virgjëreshës i pëlqejnë dhuratat praktike, ndaj harrojini rrobat e bardha. Një thekëse buke, një mikrovalë, do t’i pëlqenin, por nga ana tjetër, kjo shenjë njihet për perfeksionin në pamjen e jashtme. Sapunë aromatikë, shampoo, kremëra, janë mëse të mirëpritura. Dhe, meqë gjithashtu njerëzit e Virgjëreshës janë shumë të organizuar, mund të zgjidhni edhe një bllok oraresh, ama me veshje lëkure.

    Peshorja
    Peshorja ka një prirje për muzikë, ndaj një album i një artisti të vërtetë është një dhuratë shumë e çmuar për ta. Nëse doni t’i bëni një dhuratë akoma më të veçantë, blijini 2 bileta për në koncertin e Adele-2, sepse, kjo shenjë nuk e shijon asgjë vetëm. Çdo gjë simetrike dhe në barazpeshë është e preferuara e një Peshoreje, natyrisht. Ndaj një mbajtëse qirinjsh do t’ia kënaqte syrin. Por edhe një buqetë e madhe me trëndafila të kuq, me një shënim të përzemërt, do t’i linte pa fjalë.

    Akrepi
    Akrepët njihen për natyrën e tyre të mistershme, ndaj çdo gjë që ua fsheh në një farë mënyre fytyrën, është një dhuratë e mirë për ta. Syze origjinale, shall, kapele- këto janë aksesorët që Akrepëve u pëlqejnë më shumë. Por edhe filmat me mister, triller, Akrepët i shijojnë shumë, ndaj mund t’u dhuroni një koleksion DVD-sh me filma të verdhë. Ato që thuhen për akrepët mbi dëshirën seksuale janë të vërteta, ndaj një komplet të brendshmesh nuk do ishin aspak një zgjedhje e keqe.

    Shigjetari
    Shigjetarët janë nga ata që vlerësojnë më shumë hapjen e pakos sesa atë çfarë mban brenda. Por nëse një Shigjetari nuk i pëlqen ajo që gjen, të jeni të sigurt që do e merrni vesh. Duke qenë adhurues të natyrës dhe shëtitjeve, një komplet pajisjesh për kamping nuk do t’a refuzonin. Gjithashtu Shigjetarët i duan shumë kafshët, ndaj nëse një Shigjetar ka një qen apo një mace dhe ju i dhuroni diçka për të, ai do të kënaqet.

    Bricjapi
    Bricjapi karrierist çmon çdo dhuratë që ka të bëjë me statusin e tij në punë. Një laptop, një valixhe dokumetash, do të ishin dhurata e përkryer për një Bricjap në karrierë. Por Bricjapët nuk janë të dhënë vetëm pas punës; atyre u pëlqen shumë edhe të argëtohen, të qeshin, dhe kanë përgjithësisht një ‘humor të zi’, ndaj çdo film apo libër i kërij zhanri do t’i gëzonte. Bricjapëve u pëlqejnë shumë dhuratat e luksit, të cilat nuk i blejnë dot vetë, kështu që një kostum mëndafshi mund t’i bëjë të ndihen shumë të lumtur!

    Ujori
    Asnjëherë nuk di ç’të presësh nga kjo shenjë e paparashikueshme. Një janë duke parë televizor- javën tjetër Joga! Por e sigurtë është se ujorët vlerësojnë çdo dhuratë të teknologjisë së lartë, kështu që kompjutera, I Pad apo celularë, nuk janë aspak ide e keqe. Nëse doni t’i bëni një dhuratë më të veçantë, përgatitini një album me fotot së bashku- Ujorët mund të mos e shfaqin por, ata ushqejnë ndjenja të forta për miqtë dhe të dashurit e tyre.

    Peshqit
    Peshqve u pëlqejnë dhuratat! Të çdo lloji! Por, në veçanti, çmojnë ato gjëra që i ndihmojnë në rrugën e tyre të arratisë nga realiteti i papranueshëm për ta. Një shishe shampanjë, një libër me përralla, do t’u shërbejnë për ca orë. Nëse doni t’u dhuroni diçka më të veçantë, mund t’i suprizoni me një aparat fotografik; Peshqit janë fotografë të lindur! Nëse doni t’i bëni një dhuratë romantike, nuk ka për t’a refuzuar dot një libër poezish të ndjera!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    06 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark