Sipas Institutit për Studime të Luftës, Moska është përgjegjëse për vrasjen e 53 të burgosurve të luftës në Olenivka – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sipas Institutit për Studime të Luftës, Moska është përgjegjëse për vrasjen e 53 të burgosurve të luftës në Olenivka

    Insajderi
    02 August 2022 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas Institutit për Studime të Luftës (ISW), forcat ruse janë përgjegjëse për vrasjen e 53 të burgosurve të luftës në Olenivka.

    Dy zyrtarë amerikanë në mënyrë anonime kanë konfirmuar për Politico se sistemi raketor i avancuar amerikan i njohur si HIMARS – artileria më precize aktualisht që ushtria ukrainase e përdor – është gjetur në afërsi të burgut.

    Në anën tjetër, Kremlini pretendon se Ukraina kishte shkrepur raketa nga HIMARS-i për të shkatërruar këto qendra dhe të vrasin tradhtarët ukrainas.

    Megjithatë, imazhet satelitore nga ky burg tregojnë se nga sulmi ishte shkatërruar vetëm një ndërtesë që nuk ishte shembur, dhe nuk kishte shenja te copëzave të raketave, që janë tregues ndërtesa është shkatërruar me diçka tjetër.

    Një zyrtar amerikan tha për Politico se “provat tregojnë se sulmi nuk ishte kryer nga Kievi”.

    Nëse Ukraina do të kryente sulmin me diçka tjetër përveç HIMARS-it, dëmet do të ishin të dukshme përreth ndërtesës – përfshirë kraterin si pasojë e rënies së raketës.

    Sipas vlerësimeve amerikane, HIMARS-i nuk ishte përdorur në këtë sulm, e ky instituti thekson se Rusia është përgjegjëse për sulmin mbi burgun në Ukrainë – duke shkelur kështu Konventën e Gjenevës.

    ISW gjithashtu ka njoftuar se forcat ruse po grumbullojnë më shumë ushtarë në veri të Donetskut, për të mbështetur pozicionet defensive në jug të Ukrainës. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark