Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka thënë se në protestën e sotme të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë marrë pjesë 20 mijë deri në 25 mijë persona.
Sipas KMDLNj-së, protesta e sotme ishte e organizuar mirë dhe paqësore.
Protesta ishte e dinjitetshme , e organizuar mirë dhe përfundoi ashtu siç kishte planifikuar organizatori”, thuhet në komunikatën e KMLDNJ-së.
Por, Policia e Kosovës ka thënë më herët gjatë ditës se në protestë kanë marrë pjesë rreth 5 mijë persona./Insajderi.com