Sipas një botuesi të krishterë masturbimi është “portë drejt ferrit” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sipas një botuesi të krishterë masturbimi është “portë drejt ferrit”

    Insajderi
    15 April 2016 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas një botuesi të krishterë, përdorimi i “dilldove” është rrugë drejt djallit.  Mediat në Amerikë pyesin nëse duhen të merren pikëpamjet e tij seriozisht e disa të tjera tallen me këtë ide.

    Që nga kohëra të lashta masturbimi është konsideruar si diçka e keqe. Mirëpo, në 50 vitet e fundit ka filluar emancipimi gradual i femrës për të jetuar në një shoqëri me liberale. Por përderisa sot flitet më hapur për masturbimin dhe orgazmën, kemi reagime të shumta nga fanatikët e fesë.

    Botuesi i krishterë Mack Major në Edendecoded.com, ka shkruar mbi seksualitetin femëror. Përmes një letre të hapur ai thotë që masturbimi i femrave është “rrugë drejt ferrit”.

    Masturbimi është rruga drejt Satanit, nuk ka asgjë normale në lidhje me të” thotë ai prerazi. “Besojeni apo jo, ato lodra seksi janë udhëkryq mes jetës normale dhe demonit” shton ai.

    Grupet konservatore të krishtera në Shtetet e Bashkuara, për shumë kohë kanë shtypur të drejtat seksuale të grave. Rasti konkret janë të shtënat e vitit të kaluar  në klinikën “Planned Parenthood” të Kalifornisë, ku përkrahës të politikës kundër abortit besonin që po kryenin “punën e Zotit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark