Sipas Pacollit, 30% e veturave në Kosovë nuk kanë sigurim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sipas Pacollit, 30% e veturave në Kosovë nuk kanë sigurim

    Insajderi
    28 December 2016 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesues i delegacionit teknik për bisedime në fushën e sigurimeve dhe Karton te Gjelbër, Rrahim Pacolli, ka takuar sot përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, të cilët i ka njoftuar për pengesat që ka Kosova drejt anëtarësimit në Karton të Gjelbër.

    Në takimin me Ministren e Tregtisë, Hykmete Bajrami, dhe atë të Diasporës, Valon Murtani, Pacolli ka thënë se një nga kushtet për anëtarësim është që një shtet duhet të ketë më pak se 2 për qind të veturave që nuk kanë sigurim.

    E sipas tij, kjo shifër në Kosovë është shumëfish më e lartë.

    “Biseduam për çështjen e automjeteve qe janë pa sigurim ne Republikën e Kosovës e cila arrin një përqindje mbi 30%. Kusht për anëtarësim në Karton të Gjelbër është që ky numër të jete me pak se 2%”, ka thënë Pacolli.

    “Unë kërkova nga ata qe te bisedojnë me Kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme për marrjen e masave adekuate që të zbret numri i automjeteve pa sigurim në më pak se 2%, që të hapet rruga për Kartonin e Gjelbër”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

    Kosova ende nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër ndërsa një gjë e tillë dëmton më së shumti mërgimtarët që vizitojnë vendin tonë.  Ata jo rrallë janë ankuar për shpenzime të panevojshme me rastin e hyrjes në Kosovë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark