Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, e cila e ka dënuar me tre vjet burg, drejtorin komunal të Arsimit në këtë komunë, Nexhat Çoçaj.
Berisha ka thënë se Çoçajt është dashur t’i jepen dhjetë vjet burg e jo vetëm tri.
“Pak janë 3 vjet burg, ndoshta për taksat e qytetarëve që i ka keqpërdor, mirëpo është deshtë edhe 10 vjet burg për njollosje të komunitetit dhe vlerave të UÇK-së”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook, njofton Insajderi.
Çoçaj është dënuar me tri vjet burg efektiv, i akuzuari tjetër Bekim Thaçi me 14 muaj, ndërsa, i akuzuari i tretë me gjashtë muaj burg.
Ata akuzoheshin për keqpërdorim të parave të dedikuara për manifestimin tradicional kushtuar dëshmorit të UÇK-së, Remzi Ademaj. /Insajderi.com