Sirena sulmi në gjithë Ukrainën, Zelensky i drejtohet kombit: Armiku e ka kuptuar që jemi më të fortë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sirena sulmi në gjithë Ukrainën, Zelensky i drejtohet kombit: Armiku e ka kuptuar që jemi më të fortë

    Insajderi
    16 July 2022 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar në orët e vona se sirenat e sulmit ajror po dëgjohen në të gjithë vendin.

    “Okupatorët po e kuptojnë se ne gradualisht po bëhemi më të fortë dhe qëllimi i terrorit të tyre është shumë i thjeshtë, të bëjnë presion mbi ne, të bëjnë presion mbi shoqërinë tonë, të frikësojnë njerëzit, të shkaktojnë dëm maksimal në qytetet e Ukrainës, të paktën ndërsa terroristët rusë janë ende të aftë ta bëjnë këtë”, tha ai në fjalimin e tij drejtuar kombit.

    Ai u bëri thirrje ukrainasve që t’u kushtojnë vëmendje sirenave të sulmit ajror dhe të kërkojnë mbrojtje.

    Sirenat janë dëgjuar mëngjesin e kësaj të shtune në të gjithë Kievin, ndërkohë që Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa në qytetet ukrainase.

    Të paktën 34 persona janë vrarë në tre ditët e fundit dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark