Siria ka nisur reduktimin e pranisë së saj ushtarake në Siri. Lajmi bëhet i ditur nga shefi i shtabit të ushtrisë ruse, gjenerali Valery Gerasimov. “Ministria e Mbrojtjes ka nisur reduktimin e grupeve ushtarake në Siri”, ka shpjeguar gjenerali Gerasimov, duke nënvizuar që vendimi është marrë në 29 dhjetor 2016. Do të fillohet me flotën “Sovetskogo Soyuza Kuznetsov”, kryqëzorin “Pyotr Velikiy” dhe anijet e tjera ushtarake.
“Konform me vendimin e komandantit suprem të shtetit, Vladimir Putin, ministria e Mbrojtjes po fillon të ridimensionojë rigrupimin e forcave të armatosura në Siri”, – shtoi gjenerali rus.
Anijet detare ushtarake do të lënë Mesdheun me radhë nga baza e Flotës së Veriut për në Severokmorsk. Anijet kanë kryer me sukses të gjitha misionet e caktuara dhe tani janë gati “për operacione të tjera”, – nënvizoi ministria.
“Mbështetja që aviacioni rus na ka dhënë, ka qenë vendimtar për fitoret tona, që i kanë hapur rrugën ndalimit të zjarrit dhe ka krijuar kushte për nisjen e një zgjidhjeje politike të krizës siriane”, – ka komentuar shefi i shtabit të ushtrisë siriane, gjenerali Ali Abdullah Ayyoub për “RIA Novosti”.