Siria përballet me thatësirën më të madhe në 900 vitet e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Siria përballet me thatësirën më të madhe në 900 vitet e fundit

    Insajderi
    02 March 2016 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjedha e vazhdueshme e refugjatëve nga Lindja e Mesme në Evropë vazhdon të ngrejë tensionet në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

    Rreth 1 milion refugjatë janë të regjistruar në Evropë, teksa ata janë vetëm një pjesë prej 4.2 milionë të tjerëve që kanë ikur nga Siria në të gjitha drejtimet.

    Dhe krejt në fund 7.6 milion njerëz kanë mbetur brenda shtetit të Sirisë të cilët janë të bllokuar në harresë në vendin e tyre.

    Lufta ka qenë arsye e drejtpërdrejtë e njerëzve në Siri që ta lëshojnë vendin, bashkë me problemet sociale dhe ekonomike që e kishin kapluar vendin që një kohë të gjatë.

    Një tjetër arsye largimi nga shteti lindorë kohëve të fundit ka qenë edhe një valë thatësirash të rënda të motit, duke filluar që prej fundit të viteve 1990.

    Zbulimet më të reja të publikuara në “Revistën e Kërkimeve Gjeofizike” – një revistë me bazë në Amerikë- e bëjnë këtë kohë klimatike edhe më të rëndë, duke treguar se thatësira ka gjasa të jetë më e keqja në rajon, që prej 900 vjetësh.

    Rajoni mesdhetar në tërësi ka qenë subjekt i thatësirës, sidomos në 20 vitet e fundit.

    Studimet e fundit thonë se rajoni ka të ngjarë të marrë një mot të thatë në të ardhmen, sipas Ben Cook, një shkencëtar i klimës në Institutin Goddard të NASA-s.

    “Këto ngjarjet e fundit që thatësira janë shtuar, kanë zgjuar shumë shqetësim se ky mund të jetë një tregues i ndryshimit të klimës, me thatësira Mesdheut dhe Sirisë lindore ka qenë edhe më e qartë “, tha Cook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark