Sislej Xhafa sot hap pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut - Insajderi
×
Kulturë

Sislej Xhafa sot hap pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut

Insajderi
11 May 2017 - 10:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot do të bëhet hapja zyrtare e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias.

Sislej Xhafa, është artisti që po përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje të madhe me punën e tij ‘Lost and Found’.

Dje për KultPlus, Sislej zbuloi pak nga vepra e tij e cila siç e thotë edhe vetë ai, është shumë emocionale. Vepra flet për historinë e një burri i cili ka humbur tre fëmijë në luftë por dikur ishte në pritje të një telefonate të shpresës.

Ndërkohë në Bienale ka udhëtuar edhe Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, institucion ky me të cilin ka bashkëpunuar Sislej për veprën e tij. Kësisoj Sislej Xhafa dhe Prenk Gjeta u takuan në Venecia dhe kjo padyshim është edhe një përkrahje e madhe për artistin i cili është komplet i njohur nga vizitorët e Bienales së Venecias në Itali.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark