Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, OJQ që monitoron sistemin e drejtësisë ka folur për InDoks për fenomenin e grabitjeve të armatosura e me theks të veçante, se si hetohen e sa ndëshkohen ato.
Shala ka thënë se bazuar në funksionimin e sistemit të drejtësisë më shumë ka shërbyer si stimulim për të kryer vepra penale sesa për t’i parandaluar ato.
“Nga grabitësit e ndryshëm për më tepër mënyrë qysh ka funksioni sistemi i sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë më tepër ka shërby si një sistem që i ka stimuluar të njëjtit për të kryer vepra të kësaj natyre se sa për ti parandaluar”, ka thënë ai për InDoks.
Hulumtuesi i IDK-së tregon se ku po çalon sistemi i drejtësisë për ti vënë në pranga kryesit e veprave penale.
“Në shumë raste nëse i shohim dënimet, ndoshta ato më shumë kanë qenë e ritheksojë stimulim sesa parandalim, nëse i referohemi politikave ndëshkimore do të thotë aspektit teorik poashtu edhe ligjor si dhe nëse shohim udhëzuesin e gjykatës Supreme për politike ndëshkimore nuk kërkohet që domodoshmërisht që dënimi të jetë i lartë, mirëpo dënimi duhet të jetë në proporcion me veprën penale dhe në drejtim të arritjes së qëllimit të tyre”, tha ai.
Sipas tij gjyqtarët kosovarë nuk po bëjnë analiza të thella, ndërkohë thekson se për vendime po përdorin shabllone dhe jo siç thotë ai politika ndëshkimore, udhëzues adekuat.
“…mirëpo në praktik gjyqtarët nuk e bëjnë një analizë të peshimit të rrethana të secilit rast specifik në raport edhe me qëllimet e dënimit mirëpo zakonisht veprojnë në bazë të një shablloni që caktojnë edhe dënimin sikurse ta aplikohej politika ndëshkimore në mënyrë adekuate siç përcaktohet me udhëzues domosdoshmërishtë që këto dënime do të ndikonin më pas që edhe të ulej kjo formë e kriminaliteti për këtë arsye e ritheksojë dënimet duhet të jenë konstruktive dhe jo shabllone, duhet të jenë dënime të asaj natyre që i përshtatet veprës së asaj natyre poashtu dukurisë kriminale e cila e shqetëson shoqërinë”, ka deklaruar Shala në InDoks.
InDoks | Dosja e grabitjeve – Dokumentari i plotë: