Sistemi i drejtësisë, tabelë qitje e pushtetit – Peci akuzon se i kanë fut "veshët në lesh" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sistemi i drejtësisë, tabelë qitje e pushtetit – Peci akuzon se i kanë fut “veshët në lesh”

    Insajderi
    03 March 2025 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një shkrimi ka reaguar ndaj sistemit të drejtësisë, duke akuzuar se ky sistem është në shërbim të interesave të ngushta dhe se i ka “veshët në lesh”.

    Ai ka ngritur dyshime të rënda për tjetërsimin e një prone të Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë dhe ka kërkuar përgjigje për disa pyetje kyçe lidhur me këtë rast.

    Peci thotë se një vit e gjysmë pas marrjes së një vendimi nga Gjykata për masë të përkohshme, prona e ministrisë ende nuk është rikthyer tek institucionet shtetërore.

    Ministri ka përmendur edhe rastin e ftesave ndaj kryeministrit Kurti nga ana e prokurorisë.

    “Duke qenë se sistemi i drejtësisë kohët e fundit ka qenë shumë azhur në ftesat ndaj niveleve të larta drejtuese për intervistim, dhe meqenëse dëmi i shkaktuar institucionit dhe interesit publik me pronat e ministrisë kapë shifra qindra milionëshe a i keni intervistuar ish ministrat e bujqësisë?”, shkroi ai.

    Shkrimi i plotë:

    Mirmëngjesi sistemi selektiv i drejtësisë

    Janë bërë një vit e gjysmë, 18 muaj apo 550 ditë prej se Gjykata mori vendim për masë të përkohshme, rrjedhimisht pamundësimin e përkohshëm të rikthimit të pronës së Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë tek titullari. Kjo masë e përkohshme me tendencë të përhershme…

    Meqenëse vendimet në një system të drejtësisë thirren në emër të popullit, a po i tregoni popullit se:

    • Si u bë e mundur që prona e shtetit të tjetërsohet tek përsoni fizik? Kur dihet se një që e tillë është e ndaluar me ligj?

    • Kush është gjyqëtari apo gjyqëtarët që moren një vendim të tillë për tjetërsimin e hapsirës prej 159 metra katror?

    • Si është e mundur që nga 159 metrat e tjetërsuara nga prona e shtetit tek përsoni fizik të ushtrohet veprimtari biznesore në rreth 900 metra katror që janë pronë e ministrisë së bujqësisë?

    Duke qenë se sistemi i drejtësisë kohët e fundit ka qenë shumë azhur në ftesat ndaj niveleve të larta drejtuese për intervistim, dhe meqenëse dëmi i shkaktuar institucionit dhe interesit publik me pronat e ministrisë kapë shifra qindra milionëshe a i keni intervistuar ish ministrat e bujqësisë?

    Do të duhej të jemi koshient të gjithë, që kodi penal e ka qartë të definuar kur titullari edhe me mosveprim toleron abuzimin dhe tjetërsimin e pronave dhe dëmtimin e interesit shtetrorë dhe publik.

    Në anën tjetër, mekanizmat e drejtësisë me vesh në lesh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark