Situata e Armando Brojës, trajneri Parker: I duhet më shumë punë, s’ka luajtur shumë gjatë dy vjetëve të fundit! - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Situata e Armando Brojës, trajneri Parker: I duhet më shumë punë, s’ka luajtur shumë gjatë dy vjetëve të fundit!

    Insajderi
    25 September 2025 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja po kalon momente jo të mira te skuadra e Burnleyt qysh prej transferimit të tij nga Chelsea.

    Trajneri, Scott Parker foli për situatën e sulmuesit shqiptar, duke thënë se i duhet më shumë kohë për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë.

    “Shikoni, mendoj se Armando Broja ka nevojë për më shumë punë. Ai s’ka luajtur shumë futboll gajtë dy vjetëve të fundit.

    “Mendoj se të gjithë duhet të jemi të qetë kur bëhet fjalë për Armando Brojën. Ai ka nevojë për më shumë punë, pajtohem.

    “Ai ka nevojë për më shumë minuta, për më shumë stërvitje. Ai duhet të jetë jetik në këtë sezon. Ne duhet të kujdesemi për të”, u shpreh Parker.

    Kujtojmë që Armando Broja ka bërë një asist me fanellën e Burnelyt në Carabao Cup.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark