Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Kosovës, Abelard Tahiri ka komentuar së fundmi situatën me ushqim për ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook ai8 ka thënë se përderisa kryeministri Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria serbe dhe provokimet e tyre në distancën prej 50 metra nga vija kufitare e shtetit tonë, nga ana tjetër, ai tha se, komandanti i FSK-së paralajmëroi se problemet e shërbimit të ushqimit si dhe mungesa e personelit mund të qojnë në pezullimin e aktiviteteve të saj.
Sipas tij kjo gjendje është shqetësuese dhe e papranueshme.
“Kjo gjendje është jo vetëm shqetësuese por e papranueshme. Ushtria e Kosovës është krenaria e secilit qytetar dhe nuk duhet të neglizhohet e as të vihet në situata të tilla për shkak të paaftësisë së një qeverie”.
“Megjithatë, tashmë vetëm javët na ndajnë nga zgjedhjet e 9 shkurtit përmes të cilave qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Bedri Hamza do të restauroj dëmet dhe pasojat e mëdha”, ka shkruar tutje Tahiri.