Ka përfunduar dita e katërt në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.
Nuk ishte një ditë e mirë për Kosovën, përkundër se kishte tre garues fantastik.
Nora Gjakova në xhudo dhe Donjeta Sadiku dhanë më të mirën nga vetja, por që nuk arritën të shkonin shumë larg.
Në anën tjetër, Akil Gjakova ishte shumë i pafat, pasi ishte në garë për medaljen e argjendtë së paku, por që u mposht.
Ai më pas garoi në repesazh për të bronztën, mirëpo aty u eliminua prej japonezit, Soichi Hashimoto.
Kështu, ekipi ynë që po merr pjesë në Lojërat Olimpike vazhdon të jetë me vetëm një medalje të argjendtë, të cilën e siguroi Distria Krasniqi më 28 korrik.