Në kohën kur po flitet për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicën e Veriut, ajo po vazhdon të ruhet nga pjesëtarë të KFOR-it.
Gazeta Insajderi ka siguruar pamjet ku shihet se si karabinierët të armatosur kanë formuar një kordon pran urës.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe vetura të Policisë së Kosovës.
Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Policia për kuptuar se përse kanë ndërmarrë një veprim të tillë karabinerët, por ende s’kemi pranuar një përgjigje.
Ndërkohë, nga Serbia kanë paralajmëruar bllokim të kufijve nga ora 18:00, serbët po kërkojnë që të tërhiqet Policia e Kosovës nga veriu, dhe KFOR-i ta merr në mbikëqyrje.