×
  • Lajme
  • Lajme

    Situata politike në Maqedoni, Ahmeti përjashton nga opsionet e tij partinë e Gruevskit

    Insajderi
    06 November 2021 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka thënë se është duke kontaktuar intensivisht me partitë pas gjendjes së krijuar në Maqedoninë e Veriut.

    “Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e Kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet të kontaktit intensiv më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATO-në, BE-në, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe”, k shkruar Ahmeti, duke nënkuptuar se s’do të bashkëpunojë me partinë e Nikola Gruevskit, e cila është kundër marrëveshjes së Ohrit.

    “Gjithashtu, për zhvillimet aktuale jam në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjik, Shetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimin Europian. Nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori”, ka thënë tutje Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    29 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark