Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar pranë ByPass-it të Vlorës. Mësohet se flakët janë përhapur mbrëmjen e sotme dhe po avancojnë duke vënë në rrezik banesat pranë.
Pamjet e publikuara nga Top-Channel tregojnë se kemi të bëjmë me një vatër zjarri të përmasave të mëdha.
Problematike është edhe situate në Mamurras, aty ku zjarri është aktiv prej orësh dhe ka përpirë pyje e kullota.