Situatë e pazakontë në Parlamentin e Shqipërisë, opozita hedhin tymuese në sallë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Situatë e pazakontë në Parlamentin e Shqipërisë, opozita hedhin tymuese në sallë

    Insajderi
    09 November 2023 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet në kushte të jashtëzakonshme.

    Që pa nisur seanca, opozita ktheu përmbys të gjitha karriget duke bllokuar sallën.

    Në momentin kur kryetarja Lindita Nikolla nisi seancën, deputeti Saimir Korreshi hodhi tymuese dhe salla u mbush me ty,

    Nikolla e përjashtoi nga seanca dhe i kërkoi Gardës që të marrë masa.

    Nikolla: Garda merrni masa

    Berisha: Jo, jo nuk preken

    Teksa Nikolla vijon me rendin e ditës, deputetët demokratë vijojnë të godasin tavolinat duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark