Situatë e rënduar në Teksas - të paktën 81 të vdekur e mbi 40 të tjerë të zhdukur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Situatë e rënduar në Teksas – të paktën 81 të vdekur e mbi 40 të tjerë të zhdukur

    Insajderi
    07 July 2025 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 81 persona janë konfirmuar të vdekur në Teksasin qendror dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të vrullshme që ndodhën të premten.

    Sipas mediave amerikane, 68 nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, ishin në Kerr County, ku një kamp veror i krishterë për vajza pranë lumit u përmbyt nga uji. Ndërkohë, dhjetë vajza dhe një këshilluese nga Camp Mystic janë ende të zhdukura.

    Sipas zyrtarëve, shifrat po ndryshojnë me shpejtësi dhe numri mund të rritet më tej, ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën për të gjetur të zhdukurit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark