
Vetim Ramadanin, drejtor i administratës dhe Brendi Berisha, Zyrtar për informim në komunën e Dragashit, janë autorizuar nga Kryetari Bexhet Xheladini që mbas orarit të punës të dalin në terren për të vëzhguar situatën për pastrimin e rrugëve.
Arsyeja e daljes në terren nga këta zyrtarë komunal është për arsye se ka pasur prishje të një borëpastruesi.
Zëdhënësi i komunës së Dragashit, Brendi Brrisha, për LAJME365, ka thënë se prishja e borëpastruesit ka ndodhur në fshatin Buçe, dhe se është duke u punuar që të rregullohet sa më shpejt.
Ai tha se përkundër këtyre problemeve gjendja e rrugëve në komunën e Dragashit është e kalusheme dhe po mundohen ta mbajnë nën kontroll edhe pse ka reshje të vazhdueshme të borës.