Situatë qesharake, Gjestit i hyn Vserlo në vaskë, dyshja lahen bashkë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Situatë qesharake, Gjestit i hyn Vserlo në vaskë, dyshja lahen bashkë

    Insajderi
    17 February 2025 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një moment tejet argëtues ka ndodhur brenda Big Brother VIP Albania, kur Gjesti vendosi të futej në vaskë me një veshje krejt të pazakontë.

    Ai gjeti bikinit e Loredanës dhe, për habinë e të gjithëve, vendosi t’i provonte. Skena shkaktoi të qeshura të mëdha te banorët, veçanërisht te vajzat Eglo, Valbona, Livia dhe Rozana, të cilat po ndiqnin gjithë skenën mes të qeshurave.

    Ndërkohë, ndërsa Gjesti po shijonte momentin e tij në vaskë, aty u afrua Vserlo, i cili me një ton kurioz e pyeti: “Çfarë je duke bërë?”.

    Gjesti, iu përgjigj me shaka: “Duke u larë”.

    Por, Vserlo shtoi: “Po vetëm se këtë e përgatiti dikush tjetër”.

    Gjesti kundërshtoi dhe tha me të qeshur: “Mos bëj gjeste”, por Vserlo nuk u ndal dhe u fut gjithsesi.

    Ky moment bëri që vajzat të shpërthenin në të qeshura.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark