“S’ja fal vetes”, gazetari shqiptar i përlotur: Nëna më priste te dera e burgut me… – Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “S’ja fal vetes”, gazetari shqiptar i përlotur: Nëna më priste te dera e burgut me…

    Insajderi
    22 July 2023 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari e njëkohësisht ish-banori i “Big Brother Albania”, Adi Pojana hapi zemrën dhe foli sot për të shkuarën “e errët”.

    I ftuar në “Se luan topi”, Adi tregoi përvoja të jetës, gabimet që nuk duhet t’i kishte bërë, por ai thotë se ato e kanë bërë të fortë, por edhe e kanë stërvitur të mos kërkojë “luksin” nga jeta, por ta gjejë lumturinë te gjërat e vogla dhe të thjeshta.

    Ai deklaroi se ajo që i mungon më shumë është përqafimi mallëngjyes e i munguar i një nëne. Adi kujton mes emocionesh disa prej kujtimeve e pengjeve më të mëdha që i kanë mbetur nga e ëma.

    Teksa rrëfeu që fotografinë e prindërve e puth çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, bën një autokritikë duke i dërguar edhe publikut një mesazh:

    “I them vetes, po si more idiot, aty e kishe çdo ditë dhe nuk e puthje, tani puth fotografinë në kornizë… Puthini dhe përqafojini prindërit të gjithë ju që i keni, se s’do t’i keni më një ditë…”, tha ai.

    Ai tha se ka shumë pengje që i kanë mbetur prej nënës, por mes shumë sakrificave, Adi kujton periudhën e tij më të errët, në të cilën e ëma ishte i vetmi njeri që nuk e la kurrë vetëm. Jo pak, 3 vjet e gjysmë në burg pas abuzimit me drogën, por e ëma ishte ajo që e shpëtoi edhe prej andej.

    “Më priste te dera e burgut me qeset më të mëdha sesa ajo vetë”-shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark