Ish-anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka thënë së partia e tij është turpëruar me sjelljen ndaj Donika Gërvallës gjatë një mbledhje të LDK-së javën e kaluar.
Për më tepër, sipas tij, njerëzit mund të përjetojnë një gjë të tillë sikur hakmarrje të qeverisë së Jusuf Zejnullahut kundër trashëgimisë së Jusuf Gërvallës.
Jusuf Zejnullahu ka qenë aktiv në politikën jugosllave gjatë viteve 1980, duke mbajtur poste të rëndësishme politike në atë kohë provincën autonome të Kosovës. Për një kohë të shkurtër – nga dhjetori i vitit 1989 deri në korrik të vitit 1990 – ka shërbyer edhe si kryetar i këshillit ekzekutiv, që në ditët e sotme ky post ishte i barazvlefshëm me atë të kryeministrit.
“Edhe për njerëzit që nuk kuptojnë asgjë nga partitë tona, është një përjetim shumë i rëndë. Shumica e përjeton si hakmarrje të qeverisë së Jusuf Zejnullahut kundër trashëgimisë së Jusuf Gërvallës, të Ukshin Hotit e të figurave të tjera kreativisht intelektuale e sublimisht flijuese”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
“Nuk më impresionon fare trashëgimia biologjike, sepse deri më tani në Kosovë kjo doli si parodi për të qeshur, mirëpo Donika Gërvalla ka kualitetet e veta, qofshin ato intelektuale, qofshin të Rezistencës”, ka shtuar ai.
Donika Gërvalla, vajza e Jusuf Gërvallës, nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në një mbledhje të LDK-së javën e kaluar. Sigurimi që ishte në detyrë e ka tërhequr atë zvarrë duke mos e lejuar që të hyje brenda në sallë.
Gërvalla ka ngritur padi ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe dy zyrtarëve të sigurimit./Insajderi.com