Sjellja në dhomën e gjumit – pozicionet që i bëjnë partnerët të mos ndihen komodë – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Sjellja në dhomën e gjumit – pozicionet që i bëjnë partnerët të mos ndihen komodë

    Insajderi
    15 October 2023 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndjesia e komoditetit, sipas një studimi, luan një rol të madh në marrëdhëniet intime. Por, çfarë i bën çiftet të ndihen jokomodë dhe të shqetësuar në dhomën e gjumit?

    Sipas një studimi nga Superdrug Online Doctor, të ndihesh i pasigurt dhe të kesh emocione për të provuar pozicione të reja seksuale, është normale.

    Në anketë janë pyetur 1.000 evropianë dhe amerikanë se si ndiheshin për seksin, ndërsa shqetësimi, i shkaktuar nga eksperimentet me pozicionet e reja, luan një rol të madh.

    Dhe cili është pozicioni më i frikshëm i seksit për t’u provuar? Përafërsisht, 56.8 për qind e femrave dhe 42.7 për qind e meshkujve, thanë se ideja e përpjekjes për të bërë pozitën 69 duke qëndruar në këmbë, i trembte.

    Logjikisht, kjo do të kishte kuptim. Skenari do të kërkonte që partneri ta mbajë peshën trupore të partneres derisa i bëjnë njëri-tjetrit seks oral – jo një detyrë e lehtë, mund të imagjinohet.

    Sipas të dhënave, 54.5 për qind e femrave janë jashtëzakonisht të shqetësuara me idenë e seksit anal. Është interesante se 30.5 për qind e meshkujve ndjehen saktësisht në të njëjtën mënyrë.

    Marrëdhëniet e tjera në dhomën e gjumit që na bëjnë të ndihemi jo këndshëm, përfshijnë seksin në këmbë – me 16.9 për qind të femrave të shqetësuara për këtë.

    Pozicioni interesant i ‘karrocës së gjunjëve’ bëri që 24.8 për qind e femrave dhe 16 për qind e meshkujve të ndiheshin të shqetësuar.

    Është e rëndësishme që eksperimentimi me pozicione të reja seksuale në një lidhje, duhet të jetë argëtues. Nuk duhet t’ju sjellë skuqje, pakëndshmëri ose shqetësim – dhe nëse ndodh, është më mirë të mos e shtyni veten për ta provuar. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark