“S’jemi të interesuar për asnjë pozitë”- Shaip Kamberi takohet me Vuçiqin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’jemi të interesuar për asnjë pozitë”- Shaip Kamberi takohet me Vuçiqin

    Insajderi
    26 February 2024 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit zhvilloi takimin e parë me Kamberin lidhur me çështjen e mandatarit të kryeministrit.

    Kamberi përmes një postimi në ‘Facebook’ tha se ka kërkuar nga Vuçiq të ndryshojë qasje ndaj shqitptarëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Presidentit Vuçiq i prezentuam kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të bazuara në Planin 7 pikësh, ripërsëritëm qëndrimin tonë të përbashkët se nuk jemi të interesuar për asnjë pozitë në nivel qëndror por që konsiderojmë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi jonë i vetëm dhe ai duhet të fillojë nga institucionet shtetërore të nivelit lokal e rajonal”, ka deklaruar ai.

    “Rasti i mjekëve të diskriminuar të Preshevës kërkon zgjidhje urgjente, njejtë sikur integrimi i shqiptarëve të kualifikuar në polici”.

    “Shkollat në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i infrastrukturës në to do duhej të jenë agjendë e qeverisë së re ndërsa riemërimi i shkollës në Bilaç në Ismail Kadare do duhej të siguronte qasje konstruktive të ministrisë”.

    “Institucionet shtetërore në nivel lokal duhet të hapin dyert për integrimin e shqiptarëve. Mbyllja e tyre nënkupton përjashtim të popullësisë shumicë në Luginë të Preshevës”, thuhet ndër të tjera në postim. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark