Menjhërë pasi mbrëmë përfundoi takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, ka reaguar Avni Zogiani, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje.
“S’ka Asociacion, pra”, ka shkruar Zogiani në profilin e tij, shkruan Gazeta Insajderi, ndonëse në nenin e dhjetë të Planit Europian thuhet se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e së kaluarës ku përfshihet edhe Asociacioni.
Lexo edhe:
Por, sipas Zogianit kjo është fiktive.
“Është pikë fiktive kjo… asociacioni ka qenë në aneks, të cilin KM e ka refuzu! Edhe prandaj Vuciq u kthy e refuzoi edhe 10 pikëshin”, ka shkruar Zogiani në koment, duke i kthyer përgjigje Artan Behramit, ish-këshilltarit të Hashim Thaçit.
“Avni Zogiani, po në 10 pikëshin që e pranoi kryeministri a është Zajednica”, vazhdon kundërpërgjigja e Behramit.
“Artan jo pra… këto 10 pikat janë të përgjithshme e fiktive, pjesa që flet për Asociacion, pra aneksi, është refuzu… pika 10 flet në mënyre fiktive për një nivel vete-menaxhimi, por propozimi ka pasë komplet aneksin për marrëveshje-asociacion dhe është refuzuar”, i thotë më tej Zogiani, Behramit.
Lexo edhe: