BE s’ka diskutuar për sanksione kundër Rusisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    BE s’ka diskutuar për sanksione kundër Rusisë

    Insajderi
    17 October 2016 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se blloku nuk ka diskutuar sanksionet kundër Rusisë, për shkak të situatës në Siri.

    Ato janë diskutuar nëpër media, por jo në takimet tona, tha Mogherini për gazetarët në Luksemburg, në prag të një takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

    “Personalisht synoj të përqendrohem te fakti se BE-ja nuk i ka vetëm sanksionet si mjet. Kemi shumë instrumente të tjera që mund t’i përdorim. Kemi instrumentin e presionit”, tha Mogherini.

    BE-ja ka kohë që ka vendosur sanksione ndaj regjimit sirian.

    Javëve të fundit, ushtria siriane dhe ajo ruse kanë intensifikuar sulmet ajrore në qytetin Alepo, pjesën e kontrolluar nga rebelët.

    Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar të dielën qeveritë e Sirisë dhe të Rusisë për sanksione të reja ekonomike, nëse vazhdojnë të bombardojnë Alepon.

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, e ka përshkruar situatën si “katastrofën më të madhe humanitare”, shkruan rel.

    Ai ka thënë se Rusia duhet ta kuptojë se “kjo luftë nuk mund të përfundojë pa zgjidhje politike”.

    Në qytetin e rrethuar të Alepos jetojnë mbi 270,000 banorë. Agjencitë e ndihmës thonë se armëpushimi është urgjentisht i nevojshëm për të furnizuar civilët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark